Rama voton me bashkëshorten në Surrel: Sot është fjala e popullit! Do të jemi vendi tjetër i BE

11 May 2025, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama voton me bashkëshorten në Surrel: Sot është fjala e
Edi Rama me bashkëshorten

Kryeministri Edi Rama ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme, pak para orës 11:00, në qendrën e votimit në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë u prit me interes nga mediat dhe banorët e zonës.

Pas hedhjes së votës në kuti, Rama ndaloi për disa çaste për të përshëndetur dhe realizuar foto me qytetarë të pranishëm në ambientet e jashtme të qendrës së votimit. Për mediat shqiptare, ai u shpreh shkurt: “Të presim çfarë do të thotë populli”.

Për mediat ndërkombëtare, kryeministri dha një tjetër deklaratë simbolike: “Po bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë shtetin e radhës pjesë të BE”.

 


Video