Rama nxjerr videon pas mbërritjes së Global Sumud Flotilla: Këta revolucionarët e rrenave, çoroditën dynjanë

22 August 2026, 18:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nxjerr videon pas mbërritjes së Global Sumud Flotilla: Këta
Rama dhe Jola Hysaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbërritjes në Vlorë të delegacionit të Global Sumud Flotilla, që do t’i bashkohet protestës në Tiranë për “shpëtuar” Sazanin.

Rama ka shpërndarë videon e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, e cila deklaroi se delegacionit iu ofrua mundësia të vizitonte ishullin e Sazanit dhe të merrte informacion zyrtar, por anëtarët e tij refuzuan.

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre.Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për “pritën” e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, shkroi Rama.

Më tej, kryeministri vlerësoi Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës e Turizmit për “pritën” që iu bë delegacionit.


Video