Pas shplarjes së Ramës, 21 drejtorë të Bashkisë Vlorë në radhë njëri pas tjetrit japin dorëheqjen (EMRAT)

4 Korrik 2025, 08:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama, Vlorë

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:

Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.

Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Drejtorët e Bashkisë së Vlorës që kanë dhënë dorëheqjen pas takimit të kryeministrit Rama në ambientet e Bashkisë së Vlorës janë:

1-Zambak Selmanaj drejtor. i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj drejtor e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova drejtor e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr drejtor i polic bashkiake
21- Elona Merkaj drejtore e pallatit të sportit

Video