Ra nga çatia e kishës, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

2 June 2025, 08:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra nga çatia e kishës, ndërron jetë në spital prifti
Kristaq Viso

Kristaq Viso, prifti në Korçë i cili u rrëzua nga çatia e kishës teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina më 19 maj, ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme.

"Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!", shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.


Video