“Po vij me paketën e sanduiçin”/ Kodet sekrete “zbërthejnë” rrjetin e trafikut të drogës në Itali, arrestohet shqiptari!

1 June 2025, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Po vij me paketën e sanduiçin”/ Kodet sekrete

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mediat vendase bëjnë me dije se njëri prej tyre rezulton të jetë shqiptar.

Në momentin e arrestimit, të rinjve iu gjet edhe një sasi prej gjysmë kilogrami kokainë, gati për shitje.

21-vjeçari shqiptar dhe 24-vjeçari italian u arrestuan në Milano, nga policia lokale në Vermezzo.

Arrestim i tyre erdhi pas një sërë hetimesh nga autoritetet italiane të cilët arritën që të zbërthejnë këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

Këta shtetas aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në disa zona të Italisë dhe shkëmbimin e “mallit” e bënin nëpër parkingjet.

Sipas mediave italiane mësohet se parkingu i “McDonald's” në Magenta ishte vendi i preferuar i shkëmbimit të parave. Por edhe zona pranë rrethrrotullimit Boffalora-Malpensa.  Anëtarët e këtij grupi kriminal përdornin emra si “sanduiç" ose "paketë", për të “bardhën” që shpërndanin.

Madje në një rast përgjimi nga autoritetet njëri prej tyre kishte thënë: “Po kthehem nga Magenta me paketën e McDonald’s ... sanduiçin”.


Katër persona u arrestuan një muaj më parë në Sedriano, përsëri për çështje që lidhen me drogën. Në atë rast, ishte një vajzë 36-vjeçare nga zona e Brescias që u ndalua nga karabinierët në Sedriano, ku ishte caktuar takimi për shkëmbimin. Operacioni çoi në sekuestrimin e tetë kilogramëve hashash dhe pothuajse një kilogrami marihuanë.


Video