Qëllohet me armë drejt një makine në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 August 2026, 20:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qëllohet  me armë drejt një makine në Kuçovë,

Një automjet i parkuar është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 15:40, kur 24-vjeçari S. R. ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij ishte qëlluar me armë.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa po vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit.


Video