Publikoi në media vonesën në avion, personeli i “Wizz Air" kërcënon pasagjeren

5 Shtator 2024, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Wizz Air

Nuk kanë fund skandalet e “Wizz Air”. Por këtë herë është skandaloze. Përveç vonesa disa orëshe dhe anulimeve të fluturimeve, pasagjerët tashmë edhe po kërcënohen.

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi ku një qytetare e cila kishte zgjedhur më 17 korrik linjën e Wizz Air nga Genoa në Tiranë, është kërcënuar nga punonjësit e kompanisë.

Qytetarja ka rrëfyer se është kërcënuar, pas një video të publikuar nga vetë ajo ku po tregonte se çfarë ishte duke ndodhur në avionin e kësaj kompanie ku udhëtarët po mbaheshin “peng” për më shumë se një orë.

Në rastin e denoncuar, kompania në fjalë kishte shitur më shumë bileta, sesa kapaciteti i avionit.

“Më 17 korrik kishte nja fluturim nga Genoa në Tiranë me Wizz Air. Unë regjistrova një video pas një vonese që kishim me avionin dhe ia dërgova një portali. Cabin crew më identifikoi nga videoja edhe më keqtrajtuan. Domethënë nuk mbajtën privatësinë time në momentin që e identifikuan që kisha bërë video. Edhe mund të them që më kanë bullizuar. Mua edhe familjen time që isha me prindërit e mi, isha edhe me një shoqe. Kur hipa, kompania kishte bërë overbooking me dy vende plus kështu që na lanë të presim 1 orë, 1 orë e gjysmë në avion. Gjatë udhëtimit punonjësit vazhduan të vijnë tek unë, të më pyesin t'iu jap pasaportën për të kompiluar një letër. Unë refuzova ta jap. Edhe më thanë "okej pra kur të zbresim do vijë Policia". U thashë ok. Pasagjerët na kanë sulmuar neve. Kërkoj drejtësi për këtë situatë që mos ndodhin më situata të tilla me qytetarë të tjerë”, ka thënë qytetarja për emisionin “Stop”.

Video