Protesta e opozitës para Kryeministrisë, 1100 efektivë policie në gadishmëri

3 March 2023, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, 1100 efektivë policie

Protesta e thirrur për në orën 12:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.

Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkohë, si në çdo tubim, dyert e kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara që nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.


Video