Protesta e opozitës, 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim

21 February 2026, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e opozitës, 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim
Pamje nga protesta

Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar në total 52 persona, 17 prej të cilëve janë arrestuar dhe për 35 të tjerë kanë nisur hetime në gjendje të lirë.

Ditën e djeshme, për rreth katër orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit. Nuk munguan tensionet mes protestuesve, të cilët hodhën molotovë në drejtim të efektivëve të policisë ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjën me gaz dhe ujë.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa Berisha tha se data e protestës së ardhshme do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

 


Video