Shtatë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme nuk i kanë mjaftuar ministres Albana Koçiu që të paktën të njihet me institucionet që ajo ka në varësi.
Koçiu doli zbuluar në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, kur prezanton Afrim Qëndron si drejtor të “Inspektoriatit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit”.
Kështu e prezantoi Albana Koçiu, se në të vërtetë, Afrim Qëndro është emëruar si drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Gafa e Koçiut sugjeron se ministres, përveçse i mungon dëshira, vullneti, apo kureshtja që të njohë institucionet që ka në varësi, i mungon edhe dëshira për të lexuar shkresat që firmosur kur ja vendosin mbi tavolinë…se fundja fare po të kishte qenë më e vëmendshme te shkresa që ka firmosur për Afrim Qëndron si drejtor të IKMT-së me siguri do të kishte lexuar edhe ‘Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit’.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016