Prokuroria kërkon burg përjetë për Ramis Micin/ Një vit më parë vrau bashkëjetuesen, nënë e dy fëmijëve!

13 July 2023, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria kërkon burg përjetë për Ramis Micin/ Një
Ne foto Ramis Lici dhe viktima, Jetlira Elezi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për 38 vjeçarin Ramis Mici i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

Ngjarja ndodhi korrikun e vitit të kaluar ku Mici e la gruan të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronarët e shtëpisë që e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

 


Video