Procedohen pesë organizatorët e protestës së opozitës: Nuk morën leje dhe bllokuan rrugën

1 February 2025, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Procedohen pesë organizatorët e protestës së opozitës:
Foto ilustruese nga protesta të mëparshme

Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për pesë organizatorë të protestës së opozitës ditën e djeshme para godinës së bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, opozita ka zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe prishur rendin e qetësinë publike.

5 drejtuesit e protestës të proceduar janë Adriana Kalaja, Tedi Blushi, Belind Këlliçi Klevis Balliu dhe Adriana Tolka.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.', njofton policia.


Video