Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Forca të shumta policie janë vendosur para hotel ‘Colombos’ në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës ku do të ekzekutohet vendimi i gjykatës për konfiskimin e pasurisë.
Hoteli ndodhet në zonën e Plazhit në Durrës.
Pali Tuda është akuzuar për trafik droge e prostitucion.
Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vëna nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Ka një vendim gjykate të vitit 2022 për konfiskimin e tij, ndërsa dyshohet se ka patur rikthim të aktivitetit.
Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha atëherë se rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.