Policia Rrugore bën bilancin: 22 arrestime dhe mbi 10 mijë gjoba në një javë

25 November 2024, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia Rrugore bën bilancin: 22 arrestime dhe mbi 10 mijë gjoba
Foto ilustruese

Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës. Ajo njofton se ka kryer 22 arrestime, ndalime dhe procedime penale. 

Sipas njoftimit 10 persona janë ndaluar për drejtim nen efektin e alkoolit. 

Njoftimi i Policisë Rrugore

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (17.11.2024 - 23.11.2024) 

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 22 Arrestime, ndalime dhe procedime penale:

• -10  persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
•  -3 persona për pa leje drejtimi. 
• -6 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
       • - 2 persona  për veprën Penale Mashtrim me sigurimet 
       • -2 persona janë kapur në flagranc nga shërbimet e Policisë Rrugore, që kanë qënë ne kërkim. 

✅ Masat administrative:

•  10.822 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.546 në ditë.
•  31 masa për xhama të zinj.
•  435 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•  217 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
•  683 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
      •      ⚠️ 331 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
      •  6.933 masa për qëndrim të gabuar.
      •  365 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

•  6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 13 raste të ndryshme  

10 automjete u bllokuan, përfshirë 4 për verifikim nga trafiqet.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!


#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore


Video