Policia publikon pamjet e parcelës me kanabis, arrestohen 3 persona (EMRAT+VIDEO)

2 July 2022, 10:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia publikon pamjet e parcelës me kanabis, arrestohen 3 persona
Parcela me kanabis

Dy vëllezër dhe një person tjetër janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë vëllezërit: Njazi Sina, 36 vjeç dhe Gentian Sina 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Sauk, Tiranë, si dhe shtetasi Myslim Sina 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit e mësipërm dyshohen si autorët e mbjelljes së 381 rrënjëve kanabisi në fshatin Garunj të Peqinit, të cilat janë gjetur nga Policia dhe janë asgjesuar me anë të djegies.

"Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale." thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e dy vëllezërve, uniformat blu kanë gjetur 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Gjithashtu është vënë nën hetim dhe kryetar i fshatit Garunjë e Madhe 47-vjeçari Halit Metalla, i cili akuzohet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video