Policia jep detaje: 22-vjeçari në Durrës ra aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit (EMRI)

4 November 2023, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia jep detaje: 22-vjeçari në Durrës ra aksidentalisht nga
Momenti kur trupi i pajetë zbritet nga kati i katërt

Policia ka sjellë informacionin zyrtar për 22-vjeçarin, Klajdi Tota i cili humbi jetën sot në Durrës.

Ai ra nga kati i tetë i një pallati në ballkonin e katit të katërt të pallatit përballë.

Viktima 22 vjeç, ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.

Njoftimi:

Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi  K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Policia jep detaje: 22-vjeçari në Durrës ra aksidentalisht nga


Video