Policia iu gjeti çantë me molotovë, shoqërohen katër persona nga protesta! Një efektiv te Trauma me çarje në kokë

17 Prill 2026, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga protesta

Katër persona janë ndalur në protestën e sotme të opozitë, e cila nga bulevardi para kryeministrisë u zhvendos pranë Parlamentit.

Burime bëjnë me dije se këtyre personave iu është gjetur një çantë me molotovë, teksa ndesheshin pranë Kalasë së Tiranë.

Ndërkohë, krahas deputetëve të lënduar gjatë përplasjeve me policinë, ka mbetur i lënduar edhe një efektiv i uniformave blu.

Polici është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar çarje në kokë.

 

 


Video