Po ndërtonin një rrugë, punonjësit zbulojnë 30 granata në Këlcyrë, dyshohen se janë të Luftës së Dytë Botërore

19 June 2023, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po ndërtonin një rrugë, punonjësit zbulojnë 30 granata
Granatat e gjetura

Gjenden 30 granata difensive ne fshatin Ballë, Njësia Administrative Ballaban Bashkia Këlcyre.

Vendi i zbulimit të granatave, të cilat janë gjetur nga punonjësit e Rruga Urës që po ndërtonin një rrugë në këtë fshat, është rrethuar nga policia.

Pranë vendit ku u gjetën granatat ndodhej një banesë, anëtarët e së cilës janë evakuuar.

Ndërkohë, pritet që të vijnë forcat xheniere në vendngjarje për të operuar më tej për evadimin apo shpërthimin e kontrolluar të tyre.

Përmet/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

 


Video