Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 60-vjeçare me inicialet Sh.S është mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të këtij qyteti. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.