Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan, vritet një person, identifikohet autori (EMRI)

8 Qershor 2026, 11:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Paskuqan, paraditen e të hënës.

Mësohet se fillimisht Ardian Baloshi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa autori është identifikuar si Sadik Llanaj dhe policia po punon për kapjen e tij.


Video