Plagosja me thikë në Vlorë, 30-vjeçari në gjendje të rëndë (EMRI)

10 Nëntor 2025, 23:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spitali i Vlores

Bledar Skënderaj, 30-vjeçari që u plagos me thikë mbrëmjen e së hënës në Vlorë, raportohet nga spitali të jetë në gjendje të rëndë.

Mendohet se konflikti të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në sherr janë përfshirë disa persona.

Bledar Skënderaj është një figurë e njohur për policinë. Më 13 shtator 2017 është arrestuar sëbashku me një shtetas tjetër për vjedhje.


Video