Me shpronësimin e tokës në Palasë, Edi Rama shpëtoi veten
4 Shtator, 16:52Fokus

Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë të një 22-vjeçari mbrëmjen e kaluar në lagjen "Grumbullimi".
Gjatë operacionit të arrestimit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës të përdorur në ngjarje.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur nga një konflikt për motive banale, ndërsa i riu i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.