Ankesat e votuesve nga diaspora, KLGJ merr vendimin: Kërkesat do të bëhen online, përgjigjet vijnë për…

31 March 2025, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ankesat e votuesve nga diaspora, KLGJ merr vendimin: Kërkesat do të
KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar një platformë elektronike që mundëson paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë.

Sipas vendimit të datës 6 mars 2025, qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit do të mund të dërgojnë kërkesat e tyre për regjistrim në procesin zgjedhor përmes adresës zyrtare të postës elektronike [email protected].

Gjykata do të shqyrtojë dhe vendos për këto kërkesa përmes platformës “Microsoft Teams” brenda 48 orëve nga momenti i regjistrimit në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.


Video