Plagoset me armë një polic në Shkozë (EMRI)

18 Maj 2026, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një polic në Shkozë është plagosur me armë gjatë natës ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.

Anxhelo Kumaraku është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, 30-vjeçari është plagosur në këmbë.

Dyshimet e para janë se Kumaraku, i cili është agjent në komisariatin nr. 4, mund të jetë përfshirë në një konflikt.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Video