Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas rreth 20 ditësh pa zhvillim të proceseve gjyqësore në GJKKO, avokatët kanë vendosur të zgjerojnë bojkotin edhe në seancat për caktimin e masave të sigurisë.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë, pas mbledhjes së avokatëve në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
Deri më tani, seancat për masat e sigurisë ishin përjashtuar nga bojkoti. Me vendimin e ri, avokatët kanë përfshirë edhe këto procedura në qëndrimin e tyre, duke e përshkallëzuar më tej bojkotin në GJKKO.
Bojkoti vijon prej rreth 20 ditësh dhe ka sjellë shtyrjen e një numri të konsiderueshëm seancash gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.