GJKKO pranon ankimin e banorëve të Rrjollit, urdhëron SPAK të nisë hetimet për Baks Bay-n e "Gener 2"

23 September 2026, 13:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO pranon ankimin e banorëve të Rrjollit, urdhëron SPAK
Baks Bay

Banorët e Rrjollit, përmes përfaqësueses së tyre Luçiana Koka, bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ankimimin e tyre pas vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin penal të depozituar prej tyre.

Sipas banorëve, gjyqtarja Flojera Davidhi ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e ngritura në kallëzim.

Banorët kanë pretenduar për parregullsi që lidhen me dokumentacionin e pronësisë dhe procedurat e ndjekura për projektin “Baks Bay”, duke deklaruar se projekti po ndërtohet në një territor që, sipas tyre, është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në kallëzimin e tyre, banorët kanë ngritur pretendime për falsifikim dokumentesh ndaj Fatmir Shpellzës, ndërsa ndaj kompanisë “Gener 2” kanë ngritur pretendime për ndërtim të paligjshëm.


Video