Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, kapet shoferi 31-vjeçar në Shkodër

30 November 2023, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, kapet shoferi
Efektivët e uniformave blu kanë sekuestruar makinën tip ‘Peugeot’ me të cilin ndodhi aksidenti. Siç duket, mjeti ka marrë dëmtime në xhamin e përparmë.

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se përplasi me automjet me pasojë vdekjen, një këmbësor 68-vjeçar e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja”, njoftoi policia.

Efektivët e uniformave blu kanë sekuestruar makinën tip ‘Peugeot’ me të cilin ndodhi aksidenti. Siç duket, mjeti ka marrë dëmtime në xhamin e përparmë.

 


Video