Aksident në Durrës, makina përplas policin në vijat e bardha

30 November 2023, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Durrës, makina përplas policin në vijat e bardha
Pamje nga vendngjarja

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një efektiv të policisë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke kryer transportimin e tij drejt spitalit të Durrësit, ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video