Nuk ka fund problemet me kompaninë ajrore Wizz Air.
“Bëma” e tyre e radhës është shtyrja e fluturimit Tiranë-Vjenë. Pasagjerët janë njoftuar vetëm një orë para udhëtimit, se fluturimi i tyre i orës 19.55 është shtyrë me plot 5 orë dhe udhëtimit do të bëhet, pas mesnate, në orën 1.10.

Gjithmonë, nëse Wizz Air nuk vendos bëmën e radhës, duke e shtyrë sërish udhëtimin.
Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i "Wizz Air”. Kompania ajrore thotë se
"Wizz Air përpiqet të ofrojë shërbime sa më të sakta për sa i përket orarit, duke kryer mbi 50 fluturime dhe duke transportuar mijëra pasagjerë çdo ditë nga dhe drejt Tiranës. Fatkeqësisht, për shkak të disa rrethanave të paparashikuara operacionale, kompanisë iu desh të vononte ditën e djeshme fluturimin nga Tirana në Vjenë. Si çdo herë, në rastin e një fluturimi të vonuar, Wizz Air qëndron e angazhuar për t’u ofruar klientëve një shumëllojshmëri zgjedhjesh, duke përfshirë edhe fluturime të tjera alternative me Wizz Air, një rimbursim të plotë, apo 120% kthim të pagesës origjinale në kredit WIZZ. Pasagjerët mund t’i dërgojnë kërkesat e tyre për rimbursim të shpenzimeve shtesë, si pasojë e kësaj vonese, në faqen zyrtare të Wizz Air. Kompania kërkon ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar."