Përplaset për vdekje këmbësori në Durrës, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

15 June 2024, 13:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplaset për vdekje këmbësori në Durrës, shoferi
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, është regjistruar sot në Durrës.

Në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur të moshuarin 78 -vjeç.

Një nga dëshmitaret ka rrëfyer se autori ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” ngjyrë të bardhë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Kishte një benz të bardhë, e goditi aty. Makina më pas iku”, tha ajo.

Ndërkohë policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në lagjen 13, Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K,  ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.


Video