Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, krijohet trafik kilometrik

30 August 2026, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë,
Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, krijohet trafik kilometrik

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, ku janë përplasur tre automjete.

Nga aksidenti raportohet se ka vetëm dëme materiale në makina, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks, me radhë automjetesh që shtrihen për disa kilometra.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e autoriteteve për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video