Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë

30 August 2026, 18:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës, ku raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar për mjekim në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupet përkatëse të policisë.

Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur
Foto nga transportimi i një prej personave të plagosur në aksident

Rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga janë ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video