Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë!

22 July 2025, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy
Tiranë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre.

U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen.

Po ashtu në pranga ra edhe një 28-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:

-K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-E. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video