Përfshihet nga flakët një magazinë në Qytetin Studenti

25 September 2022, 18:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një magazinë në Qytetin Studenti
Përfshihet nga flakët një magazinë në Qytetin Studenti

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Nga flakët është përfshirë një magazinë rrobash në zonën e Qytetit Studenti.

Policia thotë se nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një informacion paraprak për ngjarjen.


Video