Përfshihet nga flakët banesa në një pallat në Lezhë, evakuohen pjesëtarët e familjes, mes tyre edhe një foshnjë

30 January 2025, 22:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët banesa në një pallat në
Përfshihet nga flakët banesa në një pallat në Lezhë

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit me iniciale P.Gj.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Anëtarët e familjes janë evakuuar, ku mes tyre është edhe një foshnjë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 


Video