Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme, Irena Gjoka, rezulton ‘e dënuar’ në Greqi dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e vetëdeklarimi.
Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se i ka dërguar gjetjet Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe i bën me dije se ky institucion i takon të shprehet për fatin e gjyqtares Irena Gjoka (Shpata, Maneku).
Mesa duket kjo deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme nuk është pritur mirë nga KLGJ, dhe në orët e vona të mbrëmjes ka dërguar një njoftim për mediat ku deklaron se në institucionin e saj ende nuk ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme.
“Te nderuar kolege lidhur me njoftimin e sotem te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me vendimin e miratimit te rezultateve te verifikimit te thelluar te deklarimeve te bera ne Formularin e Vetedeklarimit date 22.04.2016, per subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bej me dije se deri ne oren 20:30 date 20.01.2026 ne adrese te KLGJ-se nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorise se Pergjithshme te mberrije zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit te Karieres ne KLGJ, dhe me pas do te ndiqet procedura perkatese ligjore”, njoftoi KLGJ në një njoftim për mediat.
Ky reagim i panevojshëm i KLGJ tregon indirekt një mbrojtje ndaj Irena Gjokës, gjyqtares së shumëpërfolur për vendime politike në GjKKO. Ndërkohë grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) që të shkarkojë menjëherë nga detyra Irena Gjokën.