Parashikimi: Moti i qëndrueshëm, fundjava me diell

25 October 2024, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parashikimi: Moti i qëndrueshëm, fundjava me diell
Foto ilustruese

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eera do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 0-1 ballë.



Video