Inceneratori i Elbasanit / Përfundon seanca në Apelin e GJKKO, ja data e shpalljes së vendimit

25 October 2024, 17:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Elbasanit / Përfundon seanca në Apelin e GJKKO, ja data
Montazh: Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Ka përfunduar seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Inceneratorin e Elbasanit, ku SPAK kërkoi ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë.

Më herët, prokurorët e SPAK kërkuan ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e posaçëm kërkuan këtë të premte që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg.

Ndërsa për ish ministrin Lefter Koka kërkoi t’i shtohet edhe dënimi për akuzën e “shpërdorimit  të detyrës”.

Vendimi i Apelit për Kokën dhe Bllakon do të shpallet në datën 8 nëntor.

Në seancën e sotme nuk munguan debatet, teksa ish-ministri Lefter Koka hodhi akuza ndaj procesit dhe tha se "peshku i madh" i kësaj afere gjendet në "telefonin e Monika Kryemadhit"

"Nuk duhet të ishte ndarë dosja por të hetoheshin bashkë. Ata që me kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nëse hapni telefonin e Monikës, nuk do gjeni asnjë komunikim me mua në të", u shpreh Koka.


Video