Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pamje dramatike vijnë nga Mati për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit.
Një banesë në fshatin Rreth Baz është përmbytur nga uji, ndërsa familja me 7 anëtarë është evakuar.
Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
Gjithashtu raportohet problematika me qarkullimin, ku rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë.