PAMJE TË RËNDA! Momenti kur persona të armatosur v*asin një këshilltar 57-vjeçar jashtë shtëpisë së tij në Brazil (VIDEO)

28 December 2024, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE TË RËNDA! Momenti kur persona të armatosur v*asin një

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar vrasjen e këshilltarit bashkiak 57 – vjeçar Marcos de Araujo para shtëpisë së tij në Brazil.

Në video, Araujo shihet teksa flet me vjehrrën e tij 75-vjeçare, Marina Maia, e cila u plagos nga të shtënat.

Siç shihet në pamjet, dy persona të armatosur kanë zbritur papritur nga një makinë dhe kanë hapur zjarr, duke shkaktuar vdekjen e politikanit 57-vjeçar.

Sipas mediave lokale, Araujo u qëllua të paktën nëntë herë nga disa persona të enjten mbrëma.

Autorët e ekzekutimit janë arratisur me motoçikletë në drejtim të panjohur dhe janë shpallur në kërkim.


Video