Palestinezi përndiqte të miturën në Tiranë, arrestohet!

13 Shtator 2024, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 19-vjeçar, banues në Finlandë ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë të mitur.

Vajza, 15 vjeç u njoh në rrjetet sociale me 19-vjecarin i cili ishte palestinez me pasaportë finlandeze.

Pasi kane folur për rreth 2 muaj vajza nuk ka dashur ta vijojë me bisedën dhe është shkëputur.

Kjo e ka acaruar djalin i cili ka ardhur nga Finlanda në Tiranë në lagjen e vajzës dhe vinte vërdallë shtëpisë se saj duke e kërkuar.

Pasi është njoftuar policia ka bërë arrestimin e tij ku me vete i është gjetur edhe një thikë.

 


Video