Pajisje, veshje, aksesorë dhe mallra luksoze të kontrabanduara në dyqanet “BrandVille”, a fshihen dyqane të tjera pas kësaj marke!

20 Korrik 2026, 13:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"BrandVille"

9 administratorë të 8 bizneseve që tregtojnë produkte të markave luksozve janë vënë nën hetim pasi shisnin mallra të kontrabanduara, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte, policia njofton se ka sekuestruar 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze.

VoxNews ka mësuar se njëri prej dyqaneve e ka emrin "BrandVille", ku policia sekuestroi disa çanta dhe veshje luksoze.

Pajisje, veshje, aksesorë dhe mallra luksoze të kontrabanduara në

Burime për VoxNews na pohuan se kjo markë ka edhe dyqane të tjera ku shesin çanta dhe veshje të markave luksoze të kontrabanduara.

Pajisje, veshje, aksesorë dhe mallra luksoze të kontrabanduara në

Nëse dyshimet e ngritura provohen, kjo dosje pritet të shndërrohet në një nga hetimet më domethënëse të viteve të fundit në tregun e mallrave të luksit në Shqipëri.

Për herë të parë, nën lupën e organeve ligjzbatuese po kalon një sektor që prej vitesh ka operuar larg vëmendjes publike, pavarësisht qarkullimit të konsiderueshëm financiar që gjeneron.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Illegal trade”. Konstatohen 8 subjekte ku shiteshin pajisje, si dhe veshje dhe aksesorë të markave luksoze, të dyshuara të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 9 administratorë/përfaqësues të subjekteve, të cilët nuk deklaronin të ardhurat. -Sekuestrohen pajisje elektronike dhe produkte të markave luksoze.

Si rezultat i verifikimeve të vazhdueshme dhe hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me qëllim goditjen e paligjshmërive në këtë fushë, u finalizua në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni i koduar “Illegal trade”, në kuadër të të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u kryen kontrolle në 8 subjekte me aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.

Video nga aksioni i policisë:


Nga kontrollet në këto subjekte u sekuestruan: 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin.

Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se të ardhurat nga shitjet e tyre nuk deklaroheshin në organet tatimore, dhe se në njërin subjekt, shiteshin produkte, pa kuponë. Për këtë të fundit u mor masa e pezullimit të ushtrimit të aktivitetit.

Në përfundim të veprimeve proceduriale nisi procedimi penal për shtetasit Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B., administratorë ose përfaqësues të subjekteve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Video