Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli dhe thikë, dënohet me burg shqiptari në Britani

8 December 2022, 22:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli dhe thikë, dënohet
Momenti kur shqiptari Argjend Canaku sulmon nje grup personash

Ky është momenti kur shqiptari Argjend Canaku hyri në një dyqan në Oksford duke vërtitur një shkop bejsbolli dhe sulmoi një grup personash.

Gjykatësit iu tha se Argjend Canaku i armatosur me një shkop bejsbolli dhe thikë ndoqi një grup meshkujsh përreth dyqanit. Në pamjet e regjistruara shihet edhe një grua që shtyn një karrocë fëmijësh teksa grupi hyri në dyqan.

Sipas “Daily Mail”, shënjestra ishte një person midis tyre që kishte sulmuar Canakun.

Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli dhe thikë, dënohet

Ky i fundit është arrestuar disa herë për drogë dhe dhunë, por asnjëherë nuk është dënuar. Gjykatësja refuzoi të dëgjonte shfajësimet e tij.

Canaku pranoi sjelljet e dhunshme, zotërimin e një arme të ftohtë dhe të një arme sulmi. Avokatja e tij u përpoq të lehtësonte dënimin  me punë komunitare ose pezullim duke qenë se nuk kishte precedentë penalë.

Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli dhe thikë, dënohet

Babai i Canakut, me profesion polic ishte vrarë në Shqipëri. Ai kërkoi azil në Britani, kishte qëndruar për një kohë të shkurtër me një burrë të moshuar përpara se të merrej nga shërbimet sociale. I riu e braktisi shkollën pa marrë kualifikime.  

Canaku u dënua me 22 muaj burg.



Video