
Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.
Në votimin e kandidaturës së Shehut pati vetëm 5 vota kundër dhe 2 abstenim.
Ndërkohë anetarë u zgjodhën Edvin Simo, Donika Daci dhe Nertil Kanina.
Vox News e kishte paralajmëruar disa ditë më parë, në një shkrim të datës 11 korrik, zgjedhjen e Shehut.
Ai konsiderohet si njeri i Ulsi Manjës.
Kjo pasi më herët Shehu ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Raportohet se në votimin e sotëm ka pasur disa prapaskena dhe një "kryengritje" nga Bledi Çuçi.
Ky i fundit kërkonte që të zgjidhej Enea Hoti dhe jo Ismail Shehu.
Thuhet se është dashur ndërhyrja e vetë Edi Ramës, që Çuçi të qetësohej dhe në fund të votohej Shehu.