Nis regjistrimi në konvikte, ja si duhet të aplikojnë studentët

30 August 2023, 19:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis regjistrimi në konvikte, ja si duhet të aplikojnë
Konvikt në Qytetin Studenti

Nga data 4 shtator do të nisë regjistrimi i studentëve në konvikte për vitin e ri akademik 2023-2024. Në total janë 22 godina në Rezidencën Universitare Nr.1 apo Qyteti Studenti dhe 7 rezidencat e Universitetit Bujqësor me një total akomodimi prej 6506 shtretërish.

Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”.  Rezervimet online do të jenë te hapura gjatë gjithë vitit akademik dhe kryhen në linkun e mëposhtëm: https://qytetistudenti.tirana.al

Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit / vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.

Godinat janë të rikostruktuara së fundmi me kushte bashkëkohore duke ofruar dhe salla studimi dhe ëi-fi.

Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe ëi-fi.

Gjithashtu janë në proces rikonstruksioni 5 godina te tjera, konkretisht godinat nr.3,4,14,16,17 sipas projektit të KFW.


Video