Ngjarje e rëndë në Divjakë: Humb jetën 31-vjeçari, e zuri korrenti teksa punonte tokën

2 September 2023, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngjarje e rëndë në Divjakë: Humb jetën
Foto ilustruese

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Biçukas të Divjakës pasi teksa punonte tokën e ka zënë korrenti.

“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


Video