Nën hetim 51-vjeçari në Elbasan, mbesa e kallëzon për abuzim seksual

23 August 2025, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nën hetim 51-vjeçari në Elbasan, mbesa e kallëzon për
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit.

Ndaj tij ka pasur një kallëzim nga mbesa e vet, një 22-vjeçare.

Ajo pretendon se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të renë pa dëshirën e saj.

“Proceduan penalisht një  51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.


Video