Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një konflikt familjar ka përfunduar me tre arrestime në fshatin Flakë, Malësi e Madhe, ku një 41-vjeçar është dhunuar nga të afërmit e tij.
Policia ndërhyri menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, arrestoi shtetasit:
Xh. Ç., 64 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; S. Ç., 33 vjeç.
Të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, ata akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dhëndrin e tyre, A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.