Ka përfunduar raundi i parë i negociatave për armëpushim mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, këtë të hënë në Stamboll të Turqisë.
Ministria e Jashtme e Turqisë, në një deklaratë të shkurtër i ka cilësuar si “jo dhe aq të këqija” përpjekjet e sotme për të gjetur paqen, ndërsa njoftoi se delegacionet janë larguar për drekë dhe do të rikthehen për bisedime po sot.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Ukraniës ka thënë se rusët janë “tepër selektivë” sa i përket kërkesave të tyre. Ai megjithatë shtoi se një përparim i madh është bërë në frontin humanitar dhe atë të shkëmbimit të rrobërve të luftës.
Përfaqësuesi ukrainas tha se delegacioni rus kërkoi që amerikanët të mos të ishin të pranishëm në tavolinën e negociatave duke pyetur se “çfarë kanë për të fshehur”.