NDODH në VLORË/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe i fejuari, e reja përfundon në spital!

22 June 2024, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

NDODH në VLORË/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku babai, vëllai dhe i fejuari i një 29-vjeçareje e kanë dhunuar.

Ngjarja është zbuluar nga Policia, e cila ka shkuar menjëherë në banesën ku po dhunohej e reja pasi ka marrë denoncimin lidhur me atë që po ndodhte.

Menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë vendosur në pranga 3 të afërmit e të resë, ndërsa 29-vjeçaren e kanë dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje. Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Video